Lajme

Çfarë befasish do të ketë pas 6 tetorit?

Mbrëmë në mesnatë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur afatin për aplikim për koalicionet parazgjedhore, për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit. Koalicioni VAKAT, ai AAK-PSD, koalicioni NISMA-AKR-PD, pastaj PDS –NPK janë katër koalicionet që deri në afatin e fundit janë dorëzuar në KQZ.

Për njohësit e çështjeve politike, pas datës së zgjedhjeve dhe shpalljeve të rezultateve, mund të ndodhin ndryshime, meqë partitë “i heqin” vijat e kuqe. Sipas tyre, befasi në politikën kosovare mund të ketë në çdo kohë.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, përveç koalicioneve tashmë të dorëzuara në KQZ, garojnë të vetme Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Këto të fundit deri pasditen e së premtes ishin në bisedime dhe krejt afër një arritjes së një marrëveshje parazgjedhore, por që nuk u arrit meqë subjektet nuk u morën vesh për postin e kryeministrit.

Megjithatë, mundësia e bashkëpunimit të partive, në koalicione paszgjedhore, shihet si e mundur për pothuajse të gjitha subjektet, ani pse shumë prej tyre kanë deklaruar në vazhdimësi se kanë vije të kuqe për subjekte të caktuara.

Për analistin politik, Behlul Beqaj, politika në Kosovë funksionon pa rregulla dhe befasi mund të ketë në çdo kohë dhe në çdo mundësi.

E njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija thotë se dy subjekte të vetme politike në Kosovë nuk e kanë fuqinë të formojnë qeverinë, andaj mundësia e bashkimit të partive politike pas zgjedhjeve është e madhe.

Madje ai thotë se vijat e kuqe i heq pothuajse secila parti, pasi të përfundoi rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit.Pas përfundimit të afatit për koalicione në KQZ, deri më 6 shtator mbetët afati për aplikim për kandidat dhe parti.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit u shpallën pasi deputetët shpërndanë Parlamentin. Shpërndarja e Kuvendit edhe një muaj pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?