Lajme

Certifikohet lista: 143 mijë votues më pak se në zgjedhjet e 2019’s

Kryetarja e Komision Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka deklaruar se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë 1.794.826 qytetarë me të drejtë vote, shkruan Gazeta Metro.

Daka tha në mbledhjen e KQZ’së deklaroi se janë 143.006 më pak se në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

Ky largim i votuesve vjen pasi posedojnë vetëm dokumente të identifikimit të lëshuar nga UNMIK’u, ku këto dokumente nuk shërbejnë për t’u identifikuar në vendvotim në ditën e zgjedhjeve.

Po ashtu, KQZ-ja ka larguar nga lista votuese edhe 11 mijë e 86 persona të cilët janë konfirmuar se janë larguar nga skema pensionale për shkak se kanë vdekur.

Po ashtu nga Sekretariati i KQZ’së është propozuar që të regjistrohen si votues jashtë vendit edhe 37 mijë e 896 qytetarë që nuk kanë arritur që të kontaktohen përmes telefonit nga KQZ’ja.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?