Lajme

Cakolli: Shpend Ahmeti në vend që të ushtrojë përgjegjësitë e tij në Prishtinë, ka zgjedhur të dialogojë me Serbinë

Sekretari i Përgjithshëm i PDK’së, dega në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka akuzuar Shpend Ahmetin se ka lënë anash përgjegjësitë e tij që ka ndaj prishtinasve dhe ka zgjedhur që të dialogojë me Serbinë, transmeton Korrespodenti.

Cakolli përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka thënë se, prishtinasit janë të shqetësuar me neglizhencën e kryetarit të Prishtinës, kundrejt përgjegjësive të tij.

“Në vend të përgjegjësisë juridike, etike e politike dhe dialogimit me prishtinasit, Shpendi zgjedh dialogun me Serbinë! Prishtinasit, jo vetëm të shqetësuar, por fundamentalisht të traumatizuar, me komoditetin dhe neglizhencën e kryetarit të Prishtinës, kundrejt përgjegjësive të tij”, ka shkruar Cakolli në profilin e tij në facebook.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës në seancën së shtunës, miratoi Projekt-Rezolutën mbi Procesin e Dialogut për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku këtij ekipi i prijnë Fatmir Limaj nga NISMA dhe kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?