Lajme

Cakolli: Qytetarët e kanë përjetuar në kurrizin e vet keqqeverisjen e Vetëvendosjes, më 14 shkurt do t’i vijë fundi këtij modeli të qeverisjes

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Bujar Cakolli, përmes një postimi në facebook, ka thënë se qytetarët e kanë përjetuar në kurrizin e vet keqqeverisjen e Vetëvendosjes, dhe se më 14 shkurt do t’i vijë fundi këtij modeli të qeverisjes.

Postimi i plotë i Cakollit në facebook:

Kush më shumë se Gollaku, sa në Prishtinë e po aq në Kamenicë, e ka përjetuar në kurrizin e vet keqqeverisjen e Vetëvendosjes. Banorët e Krilevës, më të indinjuar se kurrë, nuk po arrijnë të shfrytëzojnë as shkollën e fshatit, ngase, sikurse shumë të tjera, e ka mbyllur qeverisja e VV-së.

Ne krilevasit jemi të bindur se më 14 shkurt do t’i vijë fundi këtij modeli të qeverisjes dhe do të fillojë epoka e qeverisjes për qytetarët, ajo e PDK-së, fillimisht në nivelin qendror, për t’u pasuar nga ajo në nivelin lokal.

Kujtojmë se Bujar Cakolli do të garojë për zgjedhjet e 14 shkurtit në listën e PDK’së me numrin 100. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?