Lajme

Cakolli: Derisa të tjerët qëllim të vetëm kanë ardhjen në pushtet, ne synim kryesor e kemi Rimëkëmbjen

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Bujar Cakolli, ka thënë se partitë tjera e kanë synim kryesor vetëm ardhjen në pushtet, ndërsa PDK si synim kryesor të saj e ka Rimëkëmbjen, raporton Korrespodenti.

“Derisa të tjerët qëllim të vetëm kanë ardhjen në pushtet, Ne synimim kryesor e kem Rimëkëmbjen e vendit. Plani ynë për rimëkëmbje, i hartuar nga z.Enver Hoxhaj dhe PDK, nuk është përspektivë vetëm e PDK-së por e vendit, i cili bazohet në politikat e veprave e jo të fjalëve”, ka shkruar Cakolli.

Kujtojmë se Bujar Cakolli do të garojë për zgjedhjet e 14 shkurtit në listën e PDK’së me numrin 100. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?