Lajme

Cakaj e zgjedh Prekazin: Zemra e shqiptarisë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka vizituar Prekazin për Ditën e Flamurit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” i shoqëruar nga ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“28 Nëntor, Prekaz, Drenicë, Zemra e Shqiptarisë”, ka shkruar ai në Facebook ku ka postuar disa fotografi nga Prekazi.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?