Lajme

Bytyqi rehaton në MASHT të afërmen e asistentes së tij – vajzën e gjinekologut në rastin e Drenasit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovës është bërë vatër e punësimeve farefisnore.



MASHT-i i ka vazhduar kontratën mbi vepër ish-kandidates për asamble në Komunën e Prishtinës njëherit aktivistes së partisë Nisma Socialdemokrate, Valdete Prebeza.

Mirëpo, lajmi.net merr vesh se pjesë e MASHT-it është bërë edhe vajzës së vëllait të sekretares së ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi, Vlora Ahmeti Tosuni, kjo e fundit ishte emëruar asistente e ministrit Bytyqi në muajin korrik të vitit 2018.

Vajza që ka zërë vend tjetër në MASHT është, Kestrina Ahmeti.


Të dyja këto janë punësuar si “Zyrtar/e për njohje dhe barasvlerë të kualifikimeve në arsim”.

Siç mëson lajmi.net, Kestrina Ahmeti është vajza e gjinekologut, Fehmi Ahmeti, i përfshirë në rastin e së miturës në Drenas.

Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë kishte konstatuar se ordinanca e gjinekologut Fehmi Ahmeti “Kestrina” në Prishtinë është pa licencë. Poashtu në këtë ordinancë nuk ka pasur as kushte për tu kryer abort. Në këtë ordinancë ishte kryer aborti i së miturës nga Drenasit, e cila ishte përdorur seksualit së pari nga mësuesi i saj e më pas edhe nga polici, Vesel Veseli.

Ordinanca e gjinekologut Fehmi Ahmeti “Kestrina” në Prishtinë

Aborti i paligjshëm është kryer më 15 janar të këtij viti në ordinancën e gjinekologut Ahmeti.

Doktori Fehmi Ahmeti ishte arrestuar nën dyshimin se ndërpreu shtatzëninë për vajzën nga Drenasi, por ai ishte liruar nga paraburgimi. Gjykata e Prishtinës pas kërkesës së prokurorisë ka vendosur që doktorit t’i caktoj masën e arrestit shtëpiak për një muaj.

Sido qoftë, lajmi.net ka kontaktuar me asistenten e ministrit Bytyqi, Vlora Ahmetin Tosunin, për të pyetur rreth kësaj çështje, por ajo ka refuzuar të përgjigjet me arsyetimin se është në pushim të shtatzënisë.

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi dhe asistentja e tij, Vlora Ahmeti Tosuni

Për këto punësime lajmi.net ka kërkuar përgjigje edhe nga zyra për informim e MASHT-it, por ata nuk e kanë parë të arsyeshme të japin përgjigje.

Për punësimet në ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kishte reaguar edhe rrjeti i OJQ-ve AVONET, i cili kishte bërë hulumtimin ku si rezultat i kësaj identifikoi se rekrutimi në këtë ministri punësimet ishin bërë në baza politike dhe familjare, pothuajse komplet në këto punësime janë personat të cilët janë pranuar dalin të jenë pjesë e strukturave të partisë Nisma Socialdemokrate, parti e cila udhëheq me këtë ministri.

AVONET ka publikuar disa nga personat të cilat lidhen drejtpërdrejt me militant dhe familjar të partisë NISMA Socialdemokrate, siç janë: Shkurte Gashi, ishte kandidate për asamble në Komunën e Prishtinës; Valdete Prebeza, ishte kandidate për asamble në Komunën e Prishtinës; Arianit Krasniqi, kryetar i rinisë të Degës Nisma Socialdemokrate në Malishevë; Rudina Restelica, e aderuar në muajin qershor 2018 në partin Nisma Socialdemokrate; Veton Kastrati ish-asamblist i partisë Nisma dega në Malishevë; Lavdim Rizani anëtar i degës së partisë Nismës në Lipjan; Diana Bytyqi,bashkëshortja e Ardian Gashit zyrtarit të Nismës për Media; Alberina Foniqi Boja, anëtare e forumit të gruas në Suharekë; Në këtë institucion përmes një projekti të MPMS është punësuar mbesa e ministrit Beslina Hoxha dhe Milot Hyseni, djali i motrës së bashkëshortes se ministrit; Ardita Muqolli e cila ka aderu në muajin qershor në Nismë.

“Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS me nr. 04/L-082 i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Neni 222. Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë. Kushdo që ia mohon apo kufizon personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta, ashtu siç që është përcaktuar me ligj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”.

AVONET, konsideron se përgjegjësi e kësaj praktike është ministri Bytyqi, i cili është udhëheqës i kësaj ministrie dhe përgjegjësia i takon ministrit Bytyqi, po ashtu ai është në dijeni për këtë praktik, ku ky ministër ka të punësuar edhe të afërt të tij.

Praktika e njëjtë si nëpër borde është vazhduar edhe në emërimin e sekretarëve të përgjithshëm nëpër ministri, konkretisht në Ministrinë e Arsimit dhe atë të Tregtisë dhe Industrisë.

Lajmi.net në vazhdimësi ka raportuar për punësimet politike. /Lajmi.net/