Lajme

Buzhala tallet me VV’në: Më shumë demokraci po duket në referendumet e Rusisë në Luhansk

Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur sot zgjedhjet e brendshme partiake për të zgjedhur kryetarin e ri të saj. Për këtë pozitë garon vetëm një person, për çudinë e askujt, Albin Kurti. Në lidhje me këtë lloj “demokracie”, kritika pati gazetari i njohur Berat Buzhala.

VV’ja përpos që ka veç një kandidat për kryetar, garën nuk e lejoi edhe nëpër shumë degë të saj, ku eliminoi disa kandidatë pa ndonjë justifikim. Për këtë, Buzhala ka bërë një krahasim interesant me Partinë Komuniste të Jugosllavisë.

“Muj me ju garantu me cka te doni, kur i organizojshin zgjedhjet neper dege, gjithe konkurrojshin bile kah 2 kandidat”, u shpreh ai për komunistët jugosllavë.

“LVV e ka vendose nje standard te ri ne politike, sa i perket zgjedhjeve te brendshme. Ja ka q.r. demokracise. Ma shume demokraci po doket ne keto referendumet e Rusise ne Luhansk e Kharkov”, shkroi në fund Berat Buzhala.