Lajme

Buzhala: Haxhiu ka me ndjek penalisht edhe burrin e vet Albanin, qe e ka terrorizu në FB një Kosovë nja 13 vjet

Gazetari Berat Buzhala ka thënë se Albulena Haxhiu do ta ndjek penalisht edhe bashkëshorin e saj, dhe për këtë ka dhënë një arsye. “Mane ne mend miq, qikjo Albulena Haxhiu ka me njek penalisht edhe burrin e vet Albanin, qe e ka terrorizu në FB një Kosovë nja 13 vjet. Bravo ministre veç përpara”, ka shkruar Buzhala, transmeton Gazeta Insajderi.

Ky reagim i Buzhalës erdhi pasi Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka thënë mbrëmë se sot do të paraqesë në polici një qytetar i cili sipas saj ka tentuar të tallet me fëmijë.

Ky njoftim i ministres erdhi pasiqë afaristi Blakaj postoi një tallje publike me Haxhiun.

Ministrja Haxhiu kishte shkruar se personat e tillë duhet të ndiqen penalisht dhe nesër do ta raportoj në Polici.

“Personat e tillë që tentojnë të tallen me fëmijët e dhunuar, duhet të ndiqen penalisht dhe qysh nesër do ta raportoj në polici!”,ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.

Pas këtij postimi të Haxhiut, afarisiti kishte bërë një status ku shkruante se është tallur me paaftësinë e saj dhe i kërkon të mos e lodh me broqkulla por të jep dorëheqje.

“Jemi tallur me paaftësinë tënde, me marrinat e tua! Jep dorëheqje e mos na lodh me broqkulla”, ka shkruar Blakaj.

Blakaj pasi ka lexuar postimin e ministres se do të procedohet penalisht në Policinë e Kosovës ka bërë një sqarim publik se pse është tallur me ministren.

Ndonëse ministrja shkruan se Blakaj është tallur me rastet e dhunimit, afaristi ka shkruar se ai është tallur vetëm me ministren Haxhiu.