Buzhala bën “fushatë” me foto duke mbledhur kumbulla, shikoni çfarë ka shkruar
Kreativiteti i drejtorit të Gazetës Express, Berat Buzhala, nuk ka të ndalur.
Ai është mjaft i ndjekur në rrjetin e tij social në facebook, ku ka hiç më pak se 100 mijë ndjekës.
Postimet e tij, shumica e të cilave satirike, marrin me mijëra pëlqime e komente.
Së fundmi ka publikuar një foto duke mbledhur kumbulla me emblemën e Vetëvendosjes (Erdhi dita), të cilës i ka vënë një mbishkrim që duket të jetë me përmbajtje “elektorale”, shkruan Korrespodenti.
Postimi i plotë i Buzhalës në facebook:
Ka ardhe dita me mbledhe kumbulla me pjeke raki. A e din qysh me rrenqethen leshrat kur ju ni tuj thane po pijme raki te Kafet e Rakise. Sa here thuhet nje gje e tille me kujtohen dallaveret qe i bojne tregtaret procesit te pjekjes se rakise, si bie fjala shtimi i sheqerit.
“Po me dhem kryte kur po pi”.
Sigurisht qe te dhem kur e pine te keqe 😛.