Lajme

Burri me porosi për Kurtin: Kam me ardh me të kap për krahu

Në mesin e protestuesve sot, ishte edhe një person nga Skenderaj i cili ankohej për vështirësitë në jetën e tij.

Ai i është drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti duke i kërkuar që të tërhiqet.

“Më mirë tërhiqu vet. Kam me ardh e me të kap për krahu”, thotë ai.

Ai thotë se ka mbetur pa shtëpi dhe se i ka vdekur gruaja, e kështu nuk mund të jetojë në këtë gjendje.

Më kanë lanë pa shpi, më kanë lanë pa kurgjo, gruaja më ka vdek. Vramëni bre! Nuk muj jetoj ma”, dëgjohet të thotë ky qytetar.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?