Burrë e grua rrahen mes vete në Gjakovë
Rastet e dhunës në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të shumta, ku kryesisht viktima janë gratë, të cilat pësojnë nga bashkëshortët e tyre
Një burrë dhe grua janë rrahur mes vete në Gjakovë, pasi ishin përfshirë në një mosmarrëveshje. Burri është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja në shtëpi të sigurt.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së premtes, njofton policia.
Kujtojme se çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të shumta të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre.