Lajme

“Burim infektimi ishte gastronomia, krahas mbylljes së çerdheve njëri prind lirohet nga puna”

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur për situatën aktuale me Covid-19 në vend. Thotë se po bëjnë gjithçka që kanë në dorë në mënyrë që të menaxhojnë situatën në mënyrën më të mirë.

Thotë se kanë tentuar që të zbatojnë protokollet e rekomanduara nga OBSH dhe institucionet e tjera shëndetësore në vend. Por ai përmendi edhe qeverinë paraprake, pasi sipas tij, pas karantinës, hapja ndodhi shpejt.

“Hapja ndodhi 2 javë më përpara se sa është dashur. Kështu e gjetëm dhe u munduam që t’i zbatojmë protokollet e zbatuara nga OBSH”, tha Hoti në Pressing, derisa sipas tij, edhe qytetarët nuk respektuan rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

LEXO EDHE:  Gjendet edhe një trup i pajetë i një terroristi të vrarë në veri

Ndërkohë ka shpjeguar se u detyruan të marrin veprime më ‘ekstreme’ pasi numri i të infektuarve u rrit.