Lajme

“Budallakia e madhe e asistentit të Kurtit”

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi i ka reaguar ish-asistentit të kryeministrit, Albin Kurti, Arianit Beqirit, i cili përmes një shkrimi sot u shprehe se “Po bëhen pazare të mëdha në Prishtinë që kur erdhi Përparim Rama”.

Nushi i cili shkrimin e tij e ka nisur duke thënë “Budallakia e madhe e asistentit të Kurtit”, i përmend Beqirit që edhe në komunat tjera ku ka fituar VV ende nuk janë emëruar drejtorët.

E që sipas tij me logjikën e ish-asistentit të Kurtit, po i bie që edhe VV po bënë pazare meqë ende nuk ka emëruar drejtorët nëpër komunat ku po udhëheq.

“Po ankohet qe ne Komunen e Pr nuk jane emeru ende drejtoret. Dhe per kete ia len fajin pazareve per pushtet. Por si duket po harron qe as ne Podujeve, as ne Gjilan, as ne Kamenice e as ne Shtimen qe e cliroi VV ende nuk jane emeru drejtoret. Pra me kete logjike, te njejtat pazare po i ben edhe VV ”, ka thënë ai në Facebook, përcjell Insjaderi.

“Propaganda mundet me dheze nese ka najfar shlifi. Ky asistenti i Kurtit e mban veten per artist, por spo k ahaber ne kete pune”, shkruan Nushi.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje