Lajme

Bubullima e reshje shiu, moti për sot dhe katër ditët e arshshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë këtyre ditëve. Në fundjavë parashihet të ketë mot të ndryshueshëm, derisa të hënën, moti do të jetë me diell.

E hëna fillon me mot më të qëndrueshëm dhe me intervale më të gjata me diell. Nga e marta sërish mot i ndryshueshëm e me erë, ku priten edhe mundësi për të reshura shiu.

15.05 – Në mëngjes kryesisht me vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Pasdite vranësira dhe diell, me rrebeshe shiu dhe bubullima. Në mbrëmje më pas priten kthjellime.

16.05 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

17.05 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Herë-herë me vranësira kalimtare, por pa mundësi për reshje.

18.05 – Vranësira dhe intervale me diell. Ditën me mundësi edhe për reshje lokale shiu.

19.05 – Më freskët, pjesërisht vranët e me mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit me tendencë të rritjes ditën e diel e të hënë, nga e mërkura në rënie. Minimalet luhaten nga 7C deri 10C, e të mërkurën mund të zbresin në 5C. Maksimalet deri të hënën rriten prej 18C, të shtunën në 24C, mirëpo të mërkurën zbresin sërish në 18C.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?