Lajme

BSPK-ja i çon letër kryeministrit Kurti, del me propozim për zgjidhjen e grevës

Jusuf Azemi, kryetar i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat, ia ka dërguar një letër kryeministrit Albin Kurti, teksa ka renditur kërkesat e tij. Ai në kërkesë iu drejtua Kurtit duke thënë se kanë provuar dhjetëra herë që ta marrin një përgjigje nga ai për tri gjëra.

“1. Asnjëherë s’u deklarove pse në spitale, qmf dhe ambulanta kur pagove mjekët, infermierët, nuk i pagove me stafin mbështetës ose më mirë themi, punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik.

2. Nuk na e dhatë mundësinë e aplikimit për herë të dytë për ata punëtorë që gabuan gjatë mbushjes së formularit për 100 euro që i ndatë për punëtorë të sektorit të Kosovës, atom jete a më mirë ka qenë të jenë në llogaritë e fukarasë apo të pushtetit.

3. Pse na ndëshkove me kushtëzimin për dhënien e stimulimit nga 50 euro për punëtorë duke na kushtëzuar me kompanitë privat, ç’faj kemi ne që na dënoni kështu”, ishin tri gjërat që Azemi kërkon përgjigje nga shefi i qeverisë.

Ai tha se do të ishte mirë që këto kërkesa tërësi ligjore të realizohen, pasi sipas tij, punëtorët e sektorit privat presin veprimet e Kurtit.

Madje, ai tha se nëse këto kërkesa nëse nuk realizohen, “atëherë dihet fajtori”, raporton Paparaci.

Gjithashtu, ai propozoi që çështja e ngërçit të dialogut mes Qeverisë dhe BSPK-së të zgjidhet duke u pajtuar të dy palët që të gjithë mësimdhënësve t’iu ofrohen nga 75 euro.

Pra, Azemi kërkoi që as oferta e qeverisë prej 50 eurosh e as e SBAShK-ut prej 100 eurosh mos të realizohet, por të gjendet një mesatare në këtë dy shuma që “ky kaos të eliminohet”.