Lajme

Brnabic: Beogradi është i kënaqur me marrëveshjen me Prishtinën për dokumentet

Kryeministrja aktuale dhe mandatarja për përbërjen e qeverisë së re të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar sot se Beogradi është i kënaqur me marrëveshjen me Prishtinën për letërnjoftimet, siç tha ajo, brenda kufijve të asaj që mund të pritej, se “nuk kishte vend për manovrim” dhe se nga 1 shtatori po hyn në një periudhë të paqëndrueshmërisë së madhe sepse nuk u arrit marrëveshje për targat.

“Si burrështetas serioz, Aleksandar Vuçiq tha se nuk është i kënaqur me marrëveshjen e vitit 2011, se nuk është në interesin më të mirë të Serbisë dhe serbëve në Kosovë dhe ju si shtet serioz duhet t’i zbatoni marrëveshjet ndërkombëtare.”

LEXO EDHE:  Tensionet në veri, Kurti sot takon Borrellin e Lajçakun

“Vuçiq arriti të krijojë situatën më të mirë të mundshme për serbët në Kosovë, t’i mbrojë ata dhe t’u mundësojë një jetë sa më normale dhe vazhdimin e pranisë së Serbisë në Kosovë”, tha Bërnabiq në TV Prva.

Kryeministrja Bërnabiq tha sot se të gjitha kapacitetet e Serbisë duhet të përqendrohen në Kosovë në shtator, për të parandaluar çdo lloj dhune dhe për të siguruar paqen dhe se kjo, sipas saj, është prioritet.