Lajme

Britania e Madhe: Krijimi i Ushtrisë, akt sovran i një vendi sovran

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara, Karen Pierce, ka mbrojtur vendimin e Kuvendit të Kosovës për transformimin Forcave të Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës.

Ajo tha se as Rezoluta 1244 s’e përjashton krijimin e një Force të Armatosur.

“Kërcënimi që mund të vijë për serbët nga Ushtria e Kosovës nuk qëndron. Zgjerimi i mandatit të FSK nuk përbën ndonjë kërëcnim. Mirëpo, kërcënimet që vijnë nga Beogradi janë shqetësuese dhe nuk janë të mirëpritura”.