Lajme

Bota regjistroi mbi 500 mijë vdekje nga Covid-19 në vetëm gjashtë javë

Në gjashtë javë bota regjistroi 500,000 vdekje nga koronavirusi.

Kjo pasi shkalla e vdekshmërisë nisi të rritej konsiderueshëm që nga nëntori i 2020 si në Evropë ashtu edhe në Amerikën Veriore, raporton CNN.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, në fillim të pandemisë u deshën më shumë se gjashtë muaj që të regjistroheshin 500,000 vdekjet e para.

Deri mëngjesin e së dielës, SHBA’të numëronin 392,351 raste fatale të lidhura me koronavirusin, bilanci më i lartë në botë i të vdekurve.

Brazili nga ana tjetër ka raportuar më shumë se 200,000 vdekje nga Covid-19 deri më tani, ndërsa India dhe Meksika numërojnë më shumë se 100 mijë vdekje secila.

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?