Lajme

Borell kërkon heqjen e taksës, paralajmëron vizitë në Prishtinë

Josep Borell do të pasojë Federica Mogherinin në pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Borell gjithashtu pritet që të jetë edhe kryenegociator në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Se do të trajtojë bisedimet Prishtinë-Beograd me përparësi dhe me shumë konsideratë e ka konfirmuar sot edhe vetë Borell gjatë një seance në Komiteti për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Borell e ka konfirmuar se vizitën e parë si Përfaqësues i Lartë i BE’së do të bëjë në Republikën e Kosovës, dhe se do të trajtojë dialogun me shumë seriozitet, pasi që sipas tij gjendja e status-quos është e paqëndrueshme.

Ministri i Jashtëm i Spanjës ka thënë se për këtë arsye, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë do të trajtohet edhe me më shumë seriozitet se në të kaluarën.

Përveç tjerash Borell ka thënë se Kosova duhet të pezullojë taksën, dhe që Serbia të kyçet në bisedime shumë më sinqerisht.

Ndryshe roli i Borell në dialog është parë me mjaft skepticizëm për faktin se ai vjen nga Katlunia, dhe është kundër kërkesës së katalunasve për pavarësi.

Për ekspertët një gjë e tillë tregon se Borell do të ketë vështirësi të jetë i paanshëm në dialog, shtuar kësaj faktin se është edhe ministër i Jashtëm i një shteti që vazhdon të mos e njoh pavarësinë e Kosovës.

Një institut gjerman madje kishte sygjeruar që Borell njejtë si SHBA’ja, duhet të emërojë një emisar special për dialogun.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?