Lajme

Borë si në Alaskë në këtë komunë të Kosovës, komuna hap ‘tunele’ për ta liruar rrugën

Temperaturat e ulëta, reshjet e borës dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar probleme të mëdha në shumë komuna të vendit.



Njëra nga komunat ishte edhe Kamenica ku sasia e madhe e borës që ka rënë, ka shkaktuar vështirësia në komunikacion.

Por sasia e borës si duket ka qenë më së shumti në fshatin Kikë të Kmenicës, ku kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati ka postuar një foto nga Kika, ku shihet një sasi e madhe borës në këtë vend.