Lajme

Bora e madhe shkakton kaos në këtë vend, temperaturat ekstrem të ulëta

Moti ekstrem i ftohtë i shoqëruar me stuhi dhe reshje të mëdha bore ka përfshirë një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



Në disa shtete, sidomos në New York, temperaturat kanë arritur shkallën më të ultë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa të ftohtit ka kapluar edhe shtetin Florida, që njihet për klimë të butë.

Në qytetin Buffalo të shtetit të New York-ut, bora ka arritur trashësinë mbi një metër e njëzet centimetra, ndërsa stuhia e ngritur prej liqenit, e njohur si “efekti i liqenit”, ka krijuar stome të mëdha bore prej më shumë se gjashtë metrash.

Katër persona kanë vdekur nga të ftohtit në këtë qytet, ndërsa edhe 19 të tjerë kanë vdekur në aksidente trafiku gjatë dy ditëve të fundit në verilindje të Shteteve të Bashkuara, si pasojë e rrëshqitjes nëpër rrugët e shtresuara me akull.

Qindra mijëra vetura kanë qëndruar me orë të tëra në një rrugë, në gjatësi prej 160 kilometrash në shtetin e New York-ut, ku shumë prej udhëtarëve nuk kanë pasur ujë as ushqim.


Trajneri i një klubi basketbolli, i cili përveç lojtarëve në autobus kishte marrë me vete edhe djalin e tij njëvjeçar, ka thënë se shoferi i një kamioni që ndodhej aty pran u ka ardhur në ndihmë duke ua dhënë katër shishe me ujë dhe një kifle.

Garda Kombëtare është aktivizuar në disa shtete, pasi për 24 orë trashësia e borës në disa vende ka arritur në 193 centimetra, që më parë nuk është regjistruar në asnjë shtet të shteteve të Bashkuara.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka njoftuar se më shumë se 100 qytete shënuan temperatura rekord (të ulëta), dhe se nuk ka asnjë shenjë për ngritje të temperaturave, sidomos në verilindje të Shteteve të Bashkuara.