Lajme

“Bombardohet” me komente këshilltarja e Kurtit pasi shpërndau lajmin me argumente të Serbisë

Këshilltarja e Albin Kurtit, Furtuna Sheremeti, ka publikuar një shkrim të para katër vitesh, ku flitet për atë se si Perëndimi ndërtoi një shtet të dështuar, Kosovën.

Në fakt, edhe vetë artikulli e ka titullin kështu: “ Si e ndërtoi Perëndimi një shtet të dështuar në Kosovë’.

Sheremeti, ka marrë mjaft kritika nga ndjekësit e saj në Twitter, madje duke i thënë se ‘këshilltarë të tillë e kanë dëmtuar z.Kurti’. Ndërkaq, disa prej tyre, e kanë krahasuar këtë postim me deklaratat e ish-këshilltarit të Kurtit, z.Shkëlzen Gashi se ‘UCK ka bërë krime”.

Për ‘shtetin e dështuar të Kosovës’, që prej pavarësisë së saj, megjithëse nuk njihet nga Serbia dhe Rusia, kanë qenë politikanë të këtyre dyja vendeve që kanë folur në vazhdimësi. Janë të njohura deklaratat e vazhdueshme të Ivica Daciq, që janë të kësaj linje – ku flasin për ‘Kosovën e dështuar si shtet’.