Lajme

Blerim Latifi propozon këtë politikan për kryeministër, thotë se Albin Kurti është i rrezikshëm

Blerim Latifi këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit përmes një postimi në Facebook pyet se kush kryeministër?

Latifi shkruan se Thaçin e kemi provuar, Mustafën poashtu, edhe Fatmirin dhe Ramushin, ndërsa për Albin Kurtin thotë se është i dyshimtë dhe i rrezikshëm për shtetin.

Sipas tij, posti i kryeministrit duhej ti takonte Kadri Veselit dhe beson se është më i mirë se të gjithë të tjerët.

Ja postimi i plotë:

KUSH KRYEMINISTËR?

Thaçin e kemi provu. Isa Mustafën poashtu. Edhe Fatmirin dhe Ramushin. Kurtit, për shkak te raportit të tij të dyshimtë me shtetin e Kosovës, është e rrezikshme t’i lihet në dorë posti më i rëndësishëm i shtetit, që është ai i kryeministrit.

Mbetet vetëm Kadri Veseli për ta treguar veten si kryeministër!

Nisur nga fakti se e njoh tash e një kohë të gjatë, e them me bindje të plotë se ai do të jetë kryeministri më i mirë, nga gjithë të tjerët!

Mos mi harroni këto fjalë!

Sot unë po kërkoj që ta përkrahni, e ju nesër do të bindeni se përkrahja juaj ka qenë zgjedhja e duhur! Për ju dhe shtetin!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?