Lajme

Blerim Latifi: Fuqia e Lutës arrin deri aty, tek thembrat e Kadri Veselit

Blerim Latifi, këshilltari i kryetarit të PDK-së, ka reaguar pas deklaratave të sotme të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, i cili tha se ”Kadri Veselit po i bien ngushtë këpucët e Hashim Thaçit”.

Përmes facebook, Latifi ka komentuar këto deklarata, duke thënë se fuqia e Lutfi Hazirit arrin deri tek thembrat e Kadri Veselit, njofton Klan Kosova.

”Luta paska folë për numrin e këpucëve të Kadri Veselit. E kuptueshme: fuqia e Lutës arrin deri aty tek thembrat e Kadri Veselit”.

Deklaratat e tilla Lutfi Haziri i dha sot në Info Magazinën e Klan Kosovës, ndërsa dhe e quajti Kadri Veselin ”Bedel”.