Lajme

Blerim Latifi e lidh ikjen e të rinjve nga Kosova me fenë

Blerim Latifi

Analisti dhe profesori universitar, Blerim Latifi, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook e në të cilin merret me largimin e të rinjve kosovarë nga atdheu.

Ai ka zgjedhur që në mënyrë të përgjithësuar të komentojë largimin e qytetarëve nga vendi, duke thënë se atyre u duhet ofruar “ekonomi”, ndoshta duke besuar në rritje të mirëqenies dhe ofrim të mundësive për strehim të përballueshëm.

Latifi për një gjë të tillë ka kritikuar edhe shpjegimet e politikanëve me fe për problemet ekonomike e politike.

Statusi i plotë:

Po ikin njerëzit nga Kosova! Po ikin të rinjtë! Kaq vitin e kaluar, kaq këtë vit. Kosova po zbrazet!
Kështu shkruajnë mediat përditë.
Që t’i mbash njerëzit në vend, duhet t’u ofrosh ekonomi. Këtu kanë zgjedhur t’u ofrojnë fe, tregime t’bukura për botën pas vdekjes.
Tash rrini e shikoni, sepse s’keni parë gjë akoma!