Blerim Latifi: Anton Çetës po refuzojnë t’ia vendosin shtatoren në Prishtinë sepse ishte katolik

Filozofi dhe profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se refuzimi për të vendosur shtatoren e Anton Çetës në Prishtinë lidhet me shkaqe fetare, shkruan mitrovicasot.net
Në një reagim në Facebook, Latifi ka thënë se ata që po refuzojnë të vendosin shtatoren e Çetës nesër do të kërkojnë largimin e shtatores së Skenderbeut dhe Nënë Terezës.
Ai ka thënë se ata që po refuzojnë të vendosin shtatoren e Çetës sepse ishte katolik dhe se për ta përkatësia kombëtare e dikujt nuk ka kurfarë vlere përpara asaj fetare.
Postimi i plotë:
Një gjë duhet ta keni të qartë: ata që sot po e pengojnë vendosjen e shtatores së Anton Çetës në Prishtinë, nesër kanë me kërku që të hiqen edhe shtatorja e Nënë Terezës dhe ajo e Skënderbeut.
Një kohë pata menduar se refuzimi për ta vendosur Anton Çetën në oborrin e Institutit Albanologjik, ishte thjesht çështje inatesh personale mes akademikësh. E kisha gabim. Ky refuzim ka thjesht dhe vetëm shkaqe fetare.
Anton Çetën po e refuzojnë sepse ishte katolik dhe për mendjet anadollake përkatësia kombëtare e dikujt nuk ka kurfarë vlere para përkatësisë fetare.
Janë këto mendje që prej vitesh mundohen të depërtojnë me helmin e tyre në gjithë jetën institucionale e kulturore të Kosovës, me qëllimin e vetëm që ta kthejnë këtë vend edhe njëherë në një vilajet të mjerë, siç ishte për shekuj me rradhë.