Lajme

“Black Friday”/ Zemaj me Policinë dhe Inspektoratet shkojnë në Albin Mall

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot qendrën tregtare “Albi Mall” për të parë nga afër respektimin e masave anti covid, raporton Gazeta Blic.

Zemaj së bashku me Policinë dhe Inspektoratet vizituan këtë qendër për parandalimin e grumbullimit të njerëzve me rastin e “Black Friday”.

“Edhe një herë ju bëjë thirrje qytetarëve që në këtë kohë pandemie, të shmangin grumbullimet e panevojshme, sepse një gjë e tillë është në dëm të shëndetit të të gjithëve” shkruan Zemaj në facebook.

Postimi i plotë:

Bashkë me mekanizmat zbatues të Ligjit Nr. 07/l-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës: Policinë e Kosovës dhe Inspektoratet, ishim gjatë ditës së sotme një nga qendrat tregtare në Prishtinë, me qëllim të parandalimit të grumbullimit të njerëzve me rastin e “Black Friday”.

Shëndeti individual dhe kolektiv i popullatës sonë është shumë më i rëndësishëm se çdo produkt që mund të blihet në këto ngjarje.

Edhe një herë ju bëjë thirrje qytetarëve që në këtë kohë pandemie, të shmangin grumbullimet e panevojshme, sepse një gjë e tillë është në dëm të shëndetit të të gjithëve.

Kërkoj nga organet e rendit dhe inspektoratet që të jenë në krye të detyrës dhe kudo që hasin në organizime të tilla, të marrin masa në bazë të ligjit dhe vendimeve në fuqi.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?