Lajme

Biondina Muzliukaj nga Mitrovica bëhet studentja e parë shqiptare që arrin të studion në njërin nga universitet më prestigjioze

Mitrovicasja, Biondina Muzliukaj, ka përfunduar gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë, e poashtu edhe studimet në Universitetin e Prishtinës.

Ajo po vazhdon studimet postdiplomike në universitetet më prestigjioze botërore, shkruan Jepi zë.

23 vjeçarja është studentja e parë shqiptare nga Kosova dhe Shqipëria, në MA Advanced Development in Social Work, njëri ndër programet më prestigjioze në Angli.

Studimet postdiplomike, semester 2, ajo pritet t’i vazhdojë në Aalborg, në shtetin Danimarkës.

Biondina përmes një mesazhi të dërguar në “Jepi zë”, ka inkurajuar edhe kolegët e saj të aplikojnë nëpër këto universitete prestigjioze.

“Pavarësisht konkurencës së lartë, dhe numrit të limituar të studenteve të cilët mund të pranohen, inkurajoj dhe uroj koleget e mi, dhe te gjithe ata te cilet duan te zhvillojne dhe perfitojne njohurit ne fushen e punes sociale te aplikojne dhe mesojne nga praktikat me te mira globale te zhvillimit te punes sociale, dhe bashke te ndikojme ne permisimin e mireqenies sociale, dhe jo vetem, ne Kosove” ka shkruar Biondina Muzliukaj.