Lajme

Bill Clinton i shkruan letër Kadri Veselit, ja çka i thotë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton i ka dërguar letër Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli përmes së cilës e falënderon për pritjen e organizuar për të në Kosovë në qershor të këtij në 20 vjetorin e çlirimit.

“Dua të ju falënderoj për pritjen e ngrohtë në Prishtinë në Qershor. Ishte nder për mua të shënojë dy dekada të paqes bashkë me qytetarët dhe të përkushtohemi për një të ardhme të shanseve të barabarta. Mbajeni në mend se ju dëshiroj gjithmonë suksese”, shkruan ndër të tjera Clinton.

LEXO EDHE:  “Nga miqësia që kishit s’e kisha besu që iu shoh kështu”, ish-kolegu me postim prekës për personin që u vra dje në Malishevë

Letër falënderuese dhe mbështetëse Veselit i ka dërguar edhe ish-sekretarja Madeleine Albright. /Reporteri.net/.