Lajme

Bilanci i fundit rreth koronavirusit në të gjitha komunat e Kosovës

Nga 294 mostra të testuara, sonte janë konfirmuar edhe pesë raste pozitive me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 1 mijë e 147 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Nga kjo shifër e përgjithshme, 874 persona janë shëruar, kurse 30 të tjerë kanë ndërruar jetë, shkruan Gazeta Sinjali.

Numri i personave të testuar për COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë është 15 mijë e 880.

Sipas tabelës së siguruar nga Gazeta Sinjali, në Kosovë tani janë edhe 243 raste aktive me COVID-19.

Nga të gjitha komunat me raste pozitive të konfirmuara me koronavirus, e para për nga numri i të infektuarve prin Prizreni, pastaj Ferizaji, i cili pason me Vushtrrinë dhe në vendin e katërt Prishtina.

Më poshtë gjeni statistikat për të gjitha komunat e Kosovës. /Gazeta Sinjali/