Lajme

Bilanci i fundit i Covid-19 në vend, këto janë dy komunat me më së shumti vdekje nga virusi në Kosovë

Coronavirus collage Kosovo map and grunge stamp seals. Kosovo map collage composed with randomized red and black bacterium elements. Rectangle seals, with grunge texture.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 145 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 5 mijë e 617 numrin e rasteve të regjistruara deri më sot, raporton Gazeta Sinjali.

Nga të gjitha rastet e konfirmuara deri më sot 2 mijë e 811 pacientë të infektuar janë shëruar, derisa 130 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Kështu numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend ka mbetur 2 mijë e 676.

Komuna me më së shumti raste të konfirmuara dhe aktive vazhdon të mbetet Prishtina, me gjithsej 1 mijë e 785 raste të regjistruara, prej të cilëve 634 janë shëruar dhe 1 mijë e 130 janë ende aktive.

Përveç rasteve të konfirmuara, kryeqyteti prin edhe me numrin e vdekjeve, 21 qytetarë të Prishtinës kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Komuna e dytë në tabelë është Vushtrria me gjithsej 434 raste të regjistruar, 9 prej të cilëve kanë vdekur.

E treta në listë është Komuna e Ferizajt në të cilën janë edhe 230 raste aktive.

Prizreni i cili për nga numri i rasteve është i katërti me radhë me 413 raste pozitive, sa i përket numrit të vdekjeve e pason Prishtinën me gjithsej 19 viktima.

Më poshtë gjeni të dhënat lidhur me numrin e rasteve të konfirmuara, të shëruarit, të vdekurit dhe rastet aktive për të gjitha komunat e Kosovës.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?