Lajme

Bilanci i COVID/ 611 viktima e mbi 2 mijë raste aktive

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin e fundit të publikuar pasditën e së premtes, njoftoi se aktualisht në vend janë 2,003 persona të infektuar aktiv, të cilët po e vazhdojnë betejën me Koronavirusin.

Dje, u regjistruan 4 persona viktima, 57 raste të reja dhe 137 të shëruar nga COVID-19.

Prej shfaqjes së rasteve të para, numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste. Prej kanë humbur jetën 611 pacientë ndërsa janë shëruar 12.325 raste, njofton IKSHPK-ja.

Numri më i madh i rasteve vazhdon të mbetet në Prishtinë.

Në mbarë vendin janë testuar 60 mijë 913 mostra të personav të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2./Objektiv/