Lajme

Bien pak temperaturat, mot i vranët parashihet sot në Kosovë

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim:

“E marte – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës kanë mundësi që vende -vende të sjellin shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.

E mërkurë – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin shi të përcjellur me rrufe.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperendimit.

LEXO EDHE:  Kosova në hall nga 2 eurot false, dyqanet “dorëzohen”, i pranojnë për pagesë

E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat kan mundësi që vende-vende të sjellin riga shiu. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

E premte – Mot kryesisht i qetë dhe me vranësira të fokusuara kryesisht në relievin malor, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare parashihen intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-5m/s.”