Lajme

Bie numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi sot se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale të vendit janë duke u trajtuar gjithsej 250 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.

Prej tyre, 146 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se 4 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 11 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 150 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u shënuan edhe 43 raste të reja me koronavirus dhe 3 viktima, ndërsa janë shëruar 239 pacientë.

Raste aktive me COVID-19 në vend janë edhe 2 mijë e 286. /Gazeta Sinjali/