Lajme

Bie nga skelet një person në Prishtinë

Një person ka përfunduar në QKUK pasi është rrëzuar nga skelet deri sa ishte duke punuar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 08:40.

Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Prishtinë, 23.01.2022 – 08:40. Viktima mashkull kosovar, për deri sa ishte duke punuar, aksidentalisht ka rënë nga skelet dhe është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Është arrestuar pronari i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e policisë.