Lajme

Biden: Po mbështesim Ukrainën, Rusia do të ketë kosto të rënda nëse vazhdon kështu

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur se ka biseduar me partnerët e tyre teksa konfirmoi se po vazhdojnë mbështetjet për Ukrainën.

Biden paralajmëroi kosto të rënda për Rusinë, nëse ajo nuk e vazhdon eskalimin e situatës.

“Ne po vazhdojmë mbështetjen tonë për popullin ukrainas teksa ata po vazhdojnë ta mbrojnë vendin e tyre dhe pohuam gatishmërinë tonë për të vazhduar që t’i imponojmë Rusisë kosto të rënda nese ajo nuk e qetëson situatën”, ka thënë Biden, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot është dita e pestë prej kur trupat ruse kanë shkelur tokën e Ukrainës duke tëntuar pushtimin e tyre, teksa Rusia është përballur me disa sanksione të ashpëra ekonomike nga ShBA dhe Perëndimi.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje