Lajme

Biden në spital, president i SHBA-së përkohësisht bëhet…

“Ndihem mirë”, tha presidenti Joe Biden pasi rimori sërish funksionet e tij në vazhdën e një transferimi të përkohshëm të pushtetit tek zëvendësja e vet, Kamala Harris.

Arsyeja përse Harris mori për pak kohë kompetencat e shefes së Shtëpisë së Bardhë, kontrollin e ushtrisë dhe arsenalit të armëve bërthamore, është se Biden iu nënshtrua një procedure kontrolli fizik në qendrën mjekësore Walter Reed, përgjatë së cilës duhet të përdorej anestezia.

Mësohet se presidentit i është hequr nga zorrët një polip beninj. Sipas mjekëve, gjendja e tij e përgjithshme shëndetësore është e mirë.

57 vjeçarja Harris është gruaja e parë me ngjyrë dhe prejardhje aziatike e zgjedhur zëvëndëspresidente e Shteteve të Bashkuara.

Ajo u bë po kështu femra e parë që mori kompetencat e kreut të shtetit amerikan, edhe pse për vetëm 87 minuta. Këtë detyrë, Harris e kreu nga zyra e saj në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë.