Lajme

Biden merr dozën e dytë të vaksinës antiCOVID

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës antiCOVID, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas marrjes së vaksinës, Biden tha se ka besim tek ekipi i tij për rritjen e shkallës së vaksinimit pasi që të marrë detyrën me 20 janar të këtij viti.

Ai kishte marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer/BioNTech më 21 dhjetor të vitit që sapo lamë pas.

Koronavirusi ka prekur mbi 22 milionë njerëz në SHBA, prej të cilëve 374 mijë pacientë kanë vdekur.

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?