Lajme

Beteje e ashpër në “Facebook” mes pretenduesve për kryetar të LDK-së

Beteja për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës është zhvendosur në rrjetet sociale. Vetëm në “Facebook” janë krijuar disa faqe në emër të LDK-së që disa mbështesin kryesinë aktuale e disa të tjerë gjeneratën e re.

Njëra prej tyre flet pro gjeneratës së re dhe kundër kryesisë aktuale të LDK-së, ndërsa tjetra pro kryesisë aktuale duke kritikuar gjeneratën e re të kësaj partie.

“LDK e re” Vjosa Osmanin e cilëson si “e mira” ndërsa Isa Mustafën, Lutfi Hazirin, Agim Veliun, Haki Rugovën e Ismet Beqirin i quan cilëson “bisha”.

Përderisa as faqen tjetër të Facebookut nuk dihet se kush e menaxhon “Akademia e LDK-së” flet kundër politikanë të rinj të kësaj partie.

Lumir Abdixhiku sipas kësaj faqe të Facebookut shpifë për njerëzit e LDK-së dhe për shoqërinë civile, e sipas tyre një filozofi e tillë nuk është e LDK-së.

“Lumir Abdixhiku flet shpesh për të tjerët për korrupsion ne LDK. Shpifjet për njerëzit e LDK-se nëpër kafe e takime me shoqëri civile nuk i takojnë filozofisë se LDK-së. Por le ta shikojmë pak veprimtarinë e familjarëve të tij. Miliona euro tenderë nga shteti dhe aktakuza për keqpërdorime”, thuhet në një postim të tyre.

“Akademia e LDK-së”, po ashtu kundërshton edhe Vjosa Osmanin. Në një tjetër postim ata kanë numëruar disa ‘argumente’ që sipas tyre tregojnë se Osmani është kundër LDK-së.

Kanë thënë se Osmani ishte kundër Isa Mustafës, kundër demarkacionit me Malin e zi dhe kundër zgjedhjeve të brendshme të LDK-së,.

Po ashtu kanë shkruar se Osmani ishte pro demarkacionit të propozuar nga Ramush Haradinaj, kundër Arban Abrashit për të parin e Prishtinës dhe i është bashkuar Vetëvendosjes.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?