Lajme

Besnike Arifi, një qytetare e revoltuar me shtetin: Dy vende pune i humba, shkaku jush

Besnike Arifi është njëra nga shumë qytetarë që kanë pësuar më së shumti nga kriza e pandemisë së Covid-19. E revoltuar tej mase, ajo ka kërkuar përgjegjësi nga shteti për humbjen e dy vendeve të punës.

Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në facebook, ka shkruar se e kanë sjellë deri në atë nivel sa që nuk ka më çka të humb.

Postimi i plotë i saj në facebook:

Prej sot Une Besnike Arifi si qytetare dhe tatimpaguese e rregullt e Republikes se Kosoves nuk jap me asnje pergjegjesi ndaj ketij shteti sepse:

Kam humbur dy vende te punes shkaku i pandemise dhe ndihme prej 260 eurove(dy here nga 130eurove) per afersisht 7 muaj nuk jane te bollshme.

Andaj, do te bej tagg banken Kep, Ministrine e Kultures, Komunen e Prishtines, Keds dhe te gjitha keto sherbime qe nuk do te arrije te paguaje, i ftoj qe te merren vesh ndermjet vete sepse presioni psiqik qe me eshte bere me kane sjell ne ate nivel qe thjesht me NUK KAM ÇKA TE HUMB.

Jam e revoltuar deri ne palce dhe sinqerisht heq dore nga ky shtet.

Jam aktore e diplomuar dhe punoj ne gastronomi.

Te dyja i humba, shkaku jush.

I vetmi ishte Teatri AAB “Faruk Begolli” qe nuk hezitoj te me punesoje (pa pasur askend te njofshem) ne profesionin tim dhe te cilet i falenderoj.

Kete vend pune e humba shkaku jush.

Zoneclub qe me dha pune per vite me rradhe, poashtu u mbyll.

Andaj kerkoj pergjegjesi per tatimin qe i kam jap ketij vendi perndryshe nuk jap asnje pergjegjesi se cka mund te ndodh.

Ju falemnderit.

#QEVERIAEKOSOVES
#QeveriaHoti
#kepbank #ministriaekulturës #komunaeprishtines #keds #ujesjellesirajonalprishtina