Lajme

Besnik Tahiri komenton vizitën e Ramushit dhe Thaçit tek Haxhi Shala, ja çfarë mendon zv.kryeministri

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thëne se do të ishte gabim nëse Presidenti ka ushtruar presion ndaj deputetit Haxhi Shala.

Tahiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk është e saktë se Ramush Haradinaj ka shkuar në ora 1 të natës të kërkojë votë për llogari të qeverisë Hoti.

“Me sa e njoh unë Ramush Haradinajn, ai nuk e bënë një gjë të tillë që të shkojë në ora 1 të natës e të kërkojë votë. Unë i besoj fjalës së Ramush Haradinajt”.

Zyrtari i AAK-së ka komentuar edhe votën e Donika Kadajt-Bujupit.

Ai ka thënë se ka qenë prezentë që Ramush Haradinaj e ka pyetur deputeten ën fjalë për argumentin pse ka marrë një vendim të tillë për mos votimin e kësaj qeverie.

Tahiri thotë se po të ishte pyetur Presidenti Thaçi kjo qeveri nuk do të ishte ndërtuar asnjëherë, përcjell Telegrafi.

“Haxhi Shala e ka të drejtën e vet. Ramush Haradinaj po ashtu ka të drejt të shkojë te miku i shtëpisë, te bashkëluftëtari dhe të kërkojë votën. Presidenti e ka rolin unifikues. Shala ka thënë se ka votuar për hatër jo për imponim”.

Zëvendëskryeministri i parë thotë se për fat të keq Kosova ka sistem të tillë që subjektet politike bëhen bashkë dhe votojnë presidentin.

“Tash Presidenti nuk mund ta shlyejë karrierën e tij politike. Por, do të ishte gabim nëse Presidenti do të kishte ushtruar presion ndaj deputetit Shala. Me sa e njoh Haxhi Shala nuk është person që ndikohet nag presionet politike”, tha ndër të tjera Besnik Tahiri.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19