Lajme

Besnik Bislimi: Kemi rritë punësimin në qeverisjen tonë, mbi 9 mijë janë punësuar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se tri prioritetet e para të Qeverisë Kurti ka qenë ballafaqimi me pandeminë Covid-19, sundimi i ligjit dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Numri dy i ekzekutivit tha po ashtu se në qeverisjen e tyre kanë arrit shtimin e punësimit në vend, me mbi 9 mijë të punësuar.

“Kemi qenë të suksesshëm në arritjen e këtyre objektivave edhe sa i përket vaksinimit të qytetarëve. Derisa, për herë të parë në trendin e rritjes ekonomike, Kosova do të shënoj rritje ekonomike dy shifrore. Sa i përket punësimit, në qeverisjen tonë është numri më i madh i të punësuarve, prej 9300 më i lartë prej që ka ardhur qeveria Kurti”, tha ai.

Këto komente zëvendëskryeministri, Bislimi i ka bërë sot gjatë një diskutimi me temë “Dialogun Publik-Privat”, pjesë e projektit “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës”, i cili bashkë-financohet nga Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Fondacioni MDA.

Bislimi, edhe gjatë kohës kur Kosova ishte e mbyllur për shkak të Covid-q9, pati deklaruar se kishte arritur që të zbutë papunësinë në Kosovë.