Lajme

Besarta Jashari: Pas luftimeve, serbët më morën dhe më bënë pyetje në gjuhën shqipe

Vajza e heroit të kombit Hamëz Jashari, Besarta, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka rrëfyer bisedën që ajo ka pasur me ushtrinë serbe pasi ata e kishin marrë atë.



Pas humbjes së gjithë anëtarëve të familjes, serbët kishin vërejtur se Basarta kishte mbijetuar dhe e kishin marrë atë me vete për të nxjerrë informacione të reja për familjen e saj.

“Edhe në shtëpi edhe në fabrikën e municioneve ku më dërguan më pas, më kanë pyetur vazhdimisht për bacën Adem dhe babin se a janë gjallë ata. Pyetjet mi kanë bërë në gjuhën shqipe”.

Pjesëtarja e Familjes Jashari tregon se ajo asnjëherë nuk u kishte treguar të vërtetën serbëve dhe u kishte thënë se ata kanë ikur dhe se nuk kishin rënë në atë luftë.

“Mua më erdhi një ide duke u thënë se baçi Adem dhe babi kanë shkuar moti në Gjermani te pjesa tjetër e familjes”, tha Besarta, përcjell Telegrafi.



Ajo tregon më tej se pas një dite, serbët atë e kishin lënë të lirë bashkë me një familje tjetër që e kishin marrë peng.

“Na kanë lëshuar në rrugë bashkë më një familje tjetër dhe na kanë thënë se mund të largoheni”.

Gjatë gjithë periudhës së luftës, Besarta tregon se ka qëndruar në Kosovë në qytete të ndryshme.



“Gjatë luftës kam qëndruar në rrethinat e Skenderajt, Mitrovicës dhe Vushtrrisë, varësisht se si zhvendosej lufta”, tregoi më tej Besarta Jashari.

Lini një Përgjigje