Lajme

Berisha: Po e nisim fitoren e madhe të NISMA Socialdemokrate nga Tusuzi i Prizrenit

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, duket se kësaj radhe Zafir Berisha ka më shumë mbështetje në Prizren.

Ai është shprehur i bindur se kauza e Nismës Socialdemokrate “Me çlirimtarët” ka bashkuar qytetarët gjithandej nëpër Kosovë. Këtë qëndrim Berisha e ka bërë të ditur në një takim me mbështetësit e tij në Lagjen e Trimave në Prizren.

“Banorët e lagjes Tusuz me një tubim madhështor dhe mobilizim të fuqishëm për ta jetësuar dhe dërguar përpara projektin tonë #MeÇlirimtarët në mbrojtje të vlerave kombëtare!

Kauza e NISMA’s Me Çlirimtarët i ka bashkuar qytetarët anekënd Kosovës në mbështetje të komandantit por jo të azilantit!

NISMA Socialdemokrate po merr përkrahje të fuqishme kudo, poashtu edhe sot nga këtu me mbështetjen tuaj të fuqishme, të bashkuar të gjithë për mbrojtje të vlerave kombëtare, po e nisim fitoren e madhe të NISMA Socialdemokrate nga Tusuzi i Prizrenit.

Tusuzi vazhdimisht është bërë bashkë me Çlirimtarët kur ka pasur nevojë shteti, njësoj sikur sllogani ynë Me Çlirimtarët, andaj edhe ne zotohemi se kështu të bashkuar me Çlirimtarët do të jemi zë i pakompromis i mbrojtjes së vlerave kombëtare dhe i interesave të të gjithë qytetarëve padallim”, ka thënë Berisha./04 Online


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?