Lajme

Berisha i quan “palaqo të politikës” Kurtin e Osmanin: Edi Rama është “bosi i Ballkanit”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha pyet presidenten Osmani se “a i di kompetencat e saj apo duhet që ta lexoj Kushtetutën?”.

Berisha poashtu ka lavdëruar kryeministrin shqiptar Edi Rama duke e cilësuar si “bosin e Ballkanit”, ndërsa për Kurtin e Osmanin thotë se janë të defaktorizuar deri në joseriozitet.

Më poshtë statusi i plotë:

Palaqot e politikës dhe faza e dekompozimit (qelbjes) politike të neukomunistëve kosovar. Znj. Presidente!A keni kapacitete për të marr vendime si shtetar?! A i keni të kjarta kompetencat tuaja kushtetuese apo ju duhet edhe juve, ta lexoni Kushtetutën si partneri juaj politik kryeqeveritari Kurti, pranë varrit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeu?!

Paradite, ka zgjedhje, mbas dite, do marim vendim për zgjedhjet, i keni lodhur edhe partnerët tanë ndërkombëtar, me theks SHBA-të, që po iu duhet të bëjnë kujdestari politike, diplomatike e të sigurisë, 24/7 ndaj rrezikimit që po i bëni rendit ligjor, kushtetues të vendit! E kuptoj se kjo është faza e dekompozimit (qelbjes) politike të neukomunistëve kosovar.

Edhe Samiti i Tiranës, tregoi se bosi i Ballkanit, kur janë në pyetje levizjet e mëdha politike, është Kryeqeveritari shqiptarë Rama, kurse ju jeni të defaktorizuar deri në joseriozitet.

Kthejuni detyrave të shtëpisë dhe mikromenaxhimeve në vogëlsinë tuaj politike! Filloni me implementimin e zotimeve në Washington, në frymën e Kushtetutës dhe garancën e aleatit të përhershëm SHBA, apo vazhdoni drejtë fundit tuaj, në dëm të shtetësisë dhe parimit të unitaritetit të territorit, duke i implementuar jashtë frymës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, zotimt e Bryxelit, në frymën e projektit franko-gjerman dhe pozicionimit ofenziv ruso-serb.

Qendrimi amerikan ishte konsisten, që të shtyhen masat për tabelat, të kthehën në institucionet shtetrore, zyrtarët e komunitetit serb të larguar dhe të formohet Asociacioni në frymën e Kushtetutës, që ta shmangni formimin e “Zajednices” jokushtetuese sipas projektit franko-gjerman.

Dyshoj se, as ju si Presidente, as Kryeqeveritari, mundeni me i deformua këto detyra, që në fakt ishin urdhëresa. Ndaj, e dashur Zonja Presidente!Respektoi të paktën procuedurat formale në procesin e vendimmarrjes.