Lajme

Berisha: Arsytimi i Vuçiqit pse nuk e firmosi marrëveshjen nuk është i sinqertë, ja çfarë po fshehë ai

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në emisionin “A23” në ATV, tha se arsyetimi i presidentit serb, Aleksander Vuçiq për të mos e firmosur marrëveshjen me Kosovë të derivuar nga plani franko-gjerman, nuk është i sinqertë. Ai thotë se presidenti Vuçiq më këtë veprim po e fshehë një urdhër të kremlinit.

“Vuçiq, paraqiti këtë si arsye, por unë nuk e besoj se është aq realist, por ai me këtë po fshëhë një urdhër të kremlinit për të mos firmosur marrëveshjen franko-gjermane, sepse kjo marrëvehje sanksionon detyrimin e të dy shteteve, se Kosova e ka, por tani edhe të Serbisë, që të përputhë politikën e saj të jashtme me politikën e Bashkimit Evropian. Çka do të thotë, Serbia të vendosë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë”, tha Berisha. /atvlive.tv

LEXO EDHE:  Kurti në telashe me Amerikën për shkak të Veriut – kjo është lista e plotë e ndëshkimeve që Hovenier shpalli sot

Intervistën e plotë me kreun e PD-së mund ta ndiqni në videon më poshtë: