Berat Buzhala: Unë i ndihmova me ardhë në pushtet, sot Vetëvendosja deshtën me më sulmu
Gazetari Berat Buzhala ka akuzuar publikisht Lëvizjen Vetëvendosje si parti e cila ka dërguar disa njerëz për ta sulmuar sot.
Buzhala kaq shkuar aq larg duke thënë që ishte pikërisht ai i cili i ndihmoi kësaj partie që të fitoi në zgjedhjet e fundit, raporton AlbanianShow
Lexone postimin e tij të plotë.
Ne presence te kater pese vetave, te barnatorja Rexal ne Prishtine, dy vagabonda te Vetevendosjes deshten me me sulmu 🙂.
Madje kjo ngjarje kish me shku shume ma keq, nese paraprakisht nuk do te me kishte paralajmeru nje vajze qe i kish degju tuj fole, gjate kohes kur une isha brenda.
Kaq sa i perket tolerances, lirise se shprehjes dhe mendimit ndryshe.
E paramendojeni, une i kam perkrahe per me ardhe ne pushtet. Suksese me kete qasje.
P.S
Kur e pane qe u bo e madhe, iken me kerr.