Lajme

Berat Buzhala publikon emrat e pronarëve të mediave në Kosovë

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, dje i bëri thirrje Kuvendit dhe Qeverisë të marrin masa ndaj mediave, thua se është deputete e Partisë së Punës, në vitet e 60-ta në Shqipëri.

Arsyetimi i deputetes së VV-së ishte se nuk dihen pronarët e mediave, andaj sipas saj, Qeveria dhe Kuvendi duhet të marrin masa që të kuptohet çfarë po ndodh me funksionimin e mediave.

“Këtu kërkojmë vëmendjen e Kuvendit dhe Qeverisë që të marrin masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodh me funksionimin e mediave, me transparencën dhe identifikimin e pronësisë së mediumeve”, tha Pacolli në foltoren e Kuvendit.

E duke pasur parasysh faktin se pothuajse për çdo medium në Kosovë dihet se nga kush zotërohet, gazetari, Berat Buzhala, publikoi sot listën e pronarëve të mediave më të mëdha në Kosovë.

Postimi i plotë:

Rrena ma e madhe qe mundet me u thane publikisht, te cilen e tha publikisht deputetja Fitore Pacolli, eshte kjo: Duhet me i hetu mediat, sepse nuk po dihet kush eshte pronare i tyre.

Une e di, dhe krejt kush te don e din, kush eshte pronar i:

1 RTK (Shteti)

2 KTV (Flaka Surroi)

3 RTV 21 (Aferdita Saraqini)

4 Klan Ks (Shkelqim Devolli)

5 Dukagjin (Ekrem Lluka)

6. T7 (ABC News Shqiperi)

7 ATV (pronaret e Universitetit AAB)

8 Kanal 10 (Arben Ahmeti, Fidan Rama)

9 Telegraf (Gentian Lluka)

10 Express (Lexo: T7’shin)

11 Gazeta Blic (Astrit Gashi)

12 Periskop (Ilir Mirena)

13. Reporteri (Mentor Gjergjaj dhe Bekim Kabashi)

14 Insajder (Parim Olluri)

15 Paparaci (Vehbi Kajtazi)

16 Nacionale (Berat Buzhala)

17 Infokusi (Shkelzen Daka)

18 Indeksonline (Faton Shoshi)

19 Kallxo (Jeta Xharra)

20 Metro (Valon Syla)

21 Teve (Telkos)

22 Sinjali (Besnik Berisha)

23 Arbresh (Rrahim Pacolli)

24 Epoka e Re (Muhamet Mavraj)

Garant e kam harru edhe nojnja, ama e di pronarin e bash seciles media qe del, qofte online, qofte TV, qofte radio. Kur del dikush e thote “nuk po dihen pronaret” kjo eshte tendence per me i njollose aty, edhe per me e nxite opinionin kunder tyre.