Lajme

Bekim Zabërgja, njeriu më i besuar i Fatmir Limajt, merr përkrahje të madhe në garën për deputet në regjionin e Mitrovicës

A ka subjekt politik e cila nuk do të dëshironte ta kishte në listen e vet për deputet ekonomistin e njohur në regjionin e Mitrovicës z. Bekim Zabergja, i cili tërë jetën e tij afariste ia ka kushtuar vendit te tij.

Kandidati për deputet Bekim Zabergja është pjesë e listës së NISMA’s Socialdemokrate dhe njihet si njeri më i afërt dhe më i besueshëm i kryetarit të kësaj partie, Fatmir Limajt.

Sikurse NISMA Socialdemokrate, e cila pritet do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve, po ashtu edhe z.Bekim Zabergja do të jetë kandidati më i befasishëm brenda subjektit të tij politik.

Kujtojmë se Bekim Zabergja, tani është kandidat për deputet, i cili në këto zgjedhje garon me numrin 88 në listën e NISMA’s Socialdemokrate. /Korrespodenti